Norwichi ka fituar si mysafir i Manchester Unitedit me rezultat 1-2.
Djajtë e Kuq u befasuan në Old Trafford duke vazhduar rrugëtimin e tyre pa fitore në katër ndeshjet e fundit.
Edhe pse jo të shumtë në numër fansa e Norwichit në fund të pjesës së parë kur ishin në avantazh, filluan të tallen me trajnerin holandez, Louis van Gaal.
“Jose Mourinho do ta merr punën”, ishte kori i mysafirëve, i cili ishte vazhdimësi i thashethemeve të medieve, ku thuhet se e ardhmja e Special One mund të jetë te Unitedi.
Në fund të ndeshjes Van Gaal u shpreh i shqetësuar për formën që po kalon ekipi i tij duke qenë i vetëdijshëm se fundi i tij mund të vij shumë shpejt. /Telegrafi/


