Rrahje në Smallushë të Lipjanit, tre të arrestuar

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se në fshatin Smallush të Lipjanit janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, transmeton LipjaniNews.

Të dyshuarit, pas rrahjes kishin dëmtuar veturat e njëri tjetrit.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë në lidhje familjare, thuhet në raport nga Policia.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë, dy sëpata dhe një bateri elektrike.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

 

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...