Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar gjithë besimtarët katolik në prag të festës së Krishtlindjeve dhe ka përgëzuar për lajmin e shenjtërimit të Nënë Terezës, vitin e ardhshëm.
Me këtë rast kryeparlamentari Veseli ka vizituar kishën katolike në Stubëll të Vitisë dhe varrin e At Zef Ramës, pagëzuesit të humanistes shqiptare.
Ky është njoftimi i Kadri Veselit në facebook:
Në prag të festës së Krishtlindjeve, vizitova Stubllën e Vitisë, një qendër e rëndësishme dhe historike e katolicizmit shqiptar.
Bashkë me Don Albertin dhe Don Viktor Sopin, vizituam edhe varrin e Atë Zef Ramës, pagëzuesit të Nënë Terezës, bijës sonë të madhe, për të cilën këto ditë Papa Françesku lëshoi dekretin e shenjtërimit.
Stublla dhe Letnica, janë vendet ku Nënë Tereza u frymëzua për herë të parë me idealin e bamirësisë në shërbim të paqes e njerëzimit.
Të gjithë katolikëve shqiptarë, gëzuar për shumë mot krishtlindjet dhe popullit shqiptar, urime shenjtërimi i Nënë Terezës.




