O’Connell: Nuk përzihemi në zgjedhjen e presidentit (Video)

PUBLIKUAR

Ruairi O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, tha se nuk do të përzihen në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

“Qytetarët dhe deputetët e Kosovës do ta zgjedhin, por ne do të insistojmë që Kosova të respektojë ligjet e veta”, tha ambasadori O’Connell, në Info Magazine të Klan Kosovës.

O’Connell tha se Gjykata Speciale duhet të funksionalizohet.

”Mendoj që çështja e Gjykatës Speciale ka qenë shumë e ndjeshme”.

“Shpresoj që procesi i ndërtimit të gjykatës do të vazhdojë. Nëse nuk i zbardhë Kosova këto akuza, nuk e di si do të reagojë Bashkësia Ndërkombëtare”.

“Nuk e di si mund t’i lëmë anash këto akuza”, tha ai.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, tha se tash për tash nuk do të flas me Vetëvendosjen.

“Kam folur me ta, kam pasur marrëdhënie të gjatë me Vetëvendosjen. Unë nuk flas më me Vetëvendosjen tash për tash sepse nuk kemi për çfarë të flasim. Nuk është debat kur përdoret dhuna. Është vetëm mohim i debatit, i demokracisë”, tha ambasadori.

“Nëse qytetarët mendojnë që dikush ka gabuar, le të mos votojnë më për të. Le të zgjedhet dikush tjetër. Le të marrin qytetarët përgjegjësinë që të zgjedhin atë që është më i mirë, më i vlefshëm”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...