Hoteli “Grand” privatizohet në vjeshtë

PUBLIKUAR

00_12_1406276205739746407

Hoteli “Grand” do të dal sërish në shitje, në vjeshtën e këtij viti. Në mbledhjen e ardhshme të Bordit të AKP-së, që do të mbahet në fund të muajit gusht, planifikohet që kjo ndërmarrje shoqërore të futet në proces të likuidimit, shkruan sot Koha Ditore.
Me këtë veprim, AKP-ja synon të mbrojë këtë hotel nga paditë.

“Për shkak të ndikimit shumë të madh në publik të procesit të parë të privatizimit, AKP-ja po punon që privatizimi i dytë të jetë i suksesshëm. Për këtë ne do të konsultohemi me Komunën e Prishtinës, me odat ekonomike në mënyrë që të gjejmë opsionin më të mirë për privatizimin e këtij hoteli”, ka thënë një burim brenda AKP-së.

Pas konsultimeve, Bordi i AKP-së, do të jetë ai që vendos për mënyrën e privatizimit të Grandit.

“Shumë do të varet edhe nga bordi i ri, pasi aktualisht jemi vetëm pesë anëtarë, ndërsa në fund të muajit korrik do të mbesim vetëm tre anëtarë. Kuvendi e ka për obligim ta plotësojë bordin edhe me pesë anëtarë të tjerë”, ka thënë ky burim i gazetës.

“Bordi i ri, pasi t’i marrë mendimet e palëve rreth mënyrës së privatizimit do të vendosë për formën më të mirë të privatizimit dhe kohën e privatizimit.”

Nëse Kuvendi e kompleton bordin brenda muajit shtator, atëherë me shumë gjasë, Grandi, sipas këtij, zyrtari do të privatizohet në vjeshtë./RajoniPress/

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...