Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë në fushën e sigurisë

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti në takim drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako. Në këtë takim u tha se shteti i Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Temë bisede në këtë takim ishin marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Ministri Hyseni theksoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë do të forcohen edhe më tutje, duke thelluar bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë, përkatësisht në rrafshin e bashkëpunimit policor.

Ministri Hyseni e vlerësoi lartë bashkëpunimin profesional që zhvillohet midis dy vendeve, ndërsa, drejtori i Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, tha se shteti i Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...