110 mijë kosovarë ikën, 16 mijë u kthyen

PUBLIKUAR

Afro 110 mijë kosovarë kanë ikur nga vendi në 2014-në dhe gjatë këtij viti. Megjithatë fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i 2015-së ka shënuar fluksin më të madh të largimit të qytetarëve nga Kosova.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht nga Departamenti për shtetësi, azil dhe migrim kanë bërë të ditur për Klan Kosovën se 16 mijë prej tyre janë rikthyer në Kosovë.

Por pavarësisht kthimit sipas Sefedin Kuçit, MPB nuk ka përgjegjësi ndaj tyre. Këto të dhëna u bën të ditura në ditën Ndërkombëtare të Migracionit

Ndërkohë, Kosova ndonëse në numër shumë të vogël ka edhe azilkërkues.

Sipas Kuçit këtë vit azil në Kosovë kanë kërkuar 70 persona kryesisht nga Siria e Iraku të cilët janë vendosur në një strehimore në Magure të Lipjanit, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...