Opozita: Më 9 janar, fundi i Qeverisë Mustafa

PUBLIKUAR

Partitë opozitare po përgatiten që protesta e paralajmëruar për 9 janar të vitit të ardhshëm të jetë më masivja, me ç’rast, sipas tyre, do të përfundojë edhe qeverisja e Isa Mustafës, njësoj siç i përfundoi pas protestave të këtij fillimviti edhe ish-ministrit për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.

Më 9 janar 2016, tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe “Nisma për Kosovën”, kanë paralajmëruar organizimin e një proteste gjithëpopullore për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.

Opozitës këto ditë i janë shtuar shpresat se një numër i madh i qytetarëve do t’i përgjigjen ftesës së tyre për të protestuar, të cilët janë të pakënaqur me këtë koalicion qeverisës jo vetëm për shkak të këtyre marrëveshjeve të dëmshme për vendin, por edhe tashmë kur u konfirmua se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian, ndonëse në anën tjetër, Serbia është shpërblyer me fillimin e negociatave me BE-në. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...