Shoqata “Bereqeti” nga Këshilli i Bashkësisë Islame Lipjan, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, sot shpërndau 100 thas miell (2500 kg) për 50 familje nga 50 kg miell, transmeton LipjaniNews.
“Të gjitha familjet janë me asistencë sociale, dhe u përcaktuan nga QPS. Falënderojmë të gjithë bamirësit dhe lutemi që Zoti të iu shtojë mirësitë”, shkruan KBI-Lipjan






