Tottenham Hotspurs së shpejti do të luajë në stadiumin më të madh në Londër.
Skuadra ka marr leje për ndërtimin e stadiumit të ri me kapacitet prej 61 mijë vendesh.
Ky do të jetë stadiumi më i madh në kryeqytetin britanik, duke ia kaluar edhe atij të Arsenalit, i cili ka një kapacitet prej 60,432 vendesh.
E gjithë infrastruktura e stadiumit duke përfshirë parkingjet, dyqanet dhe fusha, skuadrës së Spurs do t’i kushton mbi 550 milionë euro, ndërsa The Emirates i Arsenalit ka kushtuar mbi 536 milionë euro. /Telegrafi/


