Policia Kosovës ka njoftuar se në rrugën Skënderbeu në Lipjan është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete.
Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku vdekja e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.


