Januzaj zëvendëson të lënduarin Reus

PUBLIKUAR

Adnan Januzaj ka mundësi të paraqitet për skuadrën gjermane të Borussia Dortmundit pas lëndimit të Marco Reus.

Sulmuesi i Dortmundit, Reus nuk do të luajë për pjesën e mbetur të këtij viti shkaku i një lëndimi të pësuar në muskuj.

Futbollisti 26-vjeçar është detyruar të zëvendësohet në fund të pjesës së parë në fitoren 4-1 të Dortmundit ndaj Eintracht Frankfurtit.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, dje për mediat ka deklaruar se në saje të formës së mirë të Reus, Mykhtarian, Aubemayang dhe Kagawas, mesfushori shqiptar me tipare sulmuese nuk po gjen vend në formacionin bazë të ekipit.

Tani, pas lëndimit të tretë gjatë këtij viti të reprezentuesit gjerman, mbetet të shihet nëse trajneri Thomas Tuchel do ti jep një rast reprezentuesit belg, Januzajt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...