Në Kçiç dyshohet për varrezë masive

PUBLIKUAR

renk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, ka thënë për “Zërin” se të enjten do të bëhet një gërmim vlerësues mbi dëshminë e një dëshmitari se tek varrezat e fshatit Kçiç të Mitrovicës ka trupa të varrosur.

“Kemi njoftimin se të enjten më 17 dhjetor do të bëhet një gërmim vlerësues”, ka thënë ai për gazetën, pa bërë të ditur kombësinë apo identitetin e dëshmitarit që, sipas tij, në këtë proces të ndjeshëm duhet të mbetet anonim.

“Ka dyshime aty, ka informata, madje është iniciuar rasti nga Policia për Krime Lufte e Kosovës”. Gjetaj thotë se kështu kanë marrë njoftime nga burimet që ka Komisioni.

Ndërkaq, gërmimet vlerësuese janë ndërprerë në Novi Pazar. Gjetaj thotë se për Novi Pazar nuk kanë ndonjë informacion se kur do të nisin gërmimet në këtë vend. Megjithëse, ai thotë se kanë kërkuar të bëhet dhe një vlerësim me prezencën e dëshmitarit. /Zëri/
 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...