Këngëtarja ka përfunduar karantinën në Australi.
30-vjeçarja ka përfunduar 14 ditë karantinë pasi udhëtoi nga Britania e Madhe në Sidney për të filluar punën si juriste në emisionin “The Voice Australia”, transmeton lajmi.net.
Por para se të fillonte punën, Rita vizitoi plazhin me miqtë përfshirë motrën e saj dhe menaxheren Elena.

Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” kishte veshur një palë bikini flokët i kishte kapur teksa shijonte plazhin dhe ujin duke notuar.
Rita u fotografua me një mik në det dhe pastaj në breg me motrën Elenën, këngëtarja ekspozoi edhe tatuazhet në trupin e saj./Lajmi.net/




