Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka reaguar ndaj një postimi në Twitter të klerikut të Manasirit të Deçanit, Sava Janjiq, i cili thotë se “Manastiri do të shtyjë vizitat për t’iu shmangur sulmeve të mundshme nga ultranacionalistët shqiptarë lokal”.
Në reagimin e kryetarit Selmanaj thuhet se postimi i klerikut Sava Janjiq në Twitter nuk ka të bëjë asgjë me realitetin, transmeton Telegrafi.
Lexojeni të plotë reagimin e kryetarit Selmanaj:
Komuna e Deçanit dhe une si kryetar i Deçanit i kemi të qarta qëndrimet tona lidhur me pretendimet e Manastirit lidhur me pronat e nderrmarrjeve Apiko dhe Iliria! Jemi fuqishem kundër faljes së këtyre pronave Manastirit të Deçanit por nuk jemi kundër Manastirit, përkundrazi ne jemi për bashkëpunim dhe për projekte të përbashkëta. Këtë e kemi dëshmuar në vitet që lam pas duke krijuar një klimë të mirë në raportet tona! Edhe sikur të kthehemi prapa me dekada shqiptarët e kan ruajtur Manastirin.
Nuk dua të kthehem prapa në kontestin e pronave dhe kronologjinë e këtij kontesti sepse tashmë opinioni e din të vertetën. Meqenëse po thirreni në drejtësi ju z. Janjiç, atëhere lejeni drejtësin ta kryen punën e vet pa ndikime nga jashtë.
Gjykata Supreme e shkallës së dytë ka marr vendim; Lënden e ka kthy në Gjykatën Komunale në Deçan si e vetmja gjykatë kompetente për këto prona! Pse ju tani nuk i besoni drejtësisë?! Ende pa vendos kjo gjykatë ju shprehni mosbesim dhe paragjykime lidhur me epilogun e kësaj çështje. Pse tani kjo ndërhyrje e Gjykatës Kushtetuese! Ndërhyrja është mbase e tejdukshme! Jemi kundër këtyre nderhyrjeve të ndikuara dhe vlersojmë se duhet ti ofrojmë kohen dhe mundësin drejtësisë në këtë rast Gjykatës Komunale në Deçan që të vendos lidhur me këtë lënd! Falje të pronave nuk ka sepse nuk kemi prona me fal! Gjithëqka ofrojmë për manastirin por skem toka për të falur! Nese shteti vlerson për me i falë këto prona atëhere këto asete duhet ti kthehen Komunës së Deçanit! Nese jo zbatoni ligjet e Aplikueshme të shtetit të Kosovës, pra nxjerrni në privatizim sikurse të gjitha nderrmarrjet tjera shoqërore!
I nderuar z.Sava mos i “shtyeni” vizitat sepse i vetmi ” sulm” që mund t’ ju ndodhë është ardhja ime si kryetar në Manastir për të pij një kafe! Ne ju sugjerojmë ti hapni dyert e jo ti mbyllni! Poashtu kam kënaqësin t’ju ftoj në zyren time për një kafe në komunën tuaj! Ju mirëpresim në çdo kohë!
Dhe krejt në fund ju them se e drejta për të protestuar e kujdo qoftë është legjitime, në këtë rast e thirrur nga Historianet e Deçanit për të Ejtën në ora 12:00 në sheshin e Deçanit.Protestat jan kundër vendimeve të padrejta dhe kundër ndikimeve në drejtësi, e jo kundër Manastirit! Prandaj skeni arsye të shfaqni frigë ndaj protestave e as ndaj drejtësisë sepse ato nuk janë kunder Manastirit e as kundër përsonelit që shërben në Manastirin tuaj dhe tonin njëkohsishtë! Manastiri është vlerë dhe trashëgimi e përbashkët! Manastiri është në Deçan dhe është i Deçanit dhe ne do ta ruajmë dhe respektojmë si objekt me vlera të jashtëzakonshme fetare e kulturore!


