Sulmuesi argjentinas kalon te Interi

PUBLIKUAR

Agjenti i Jonathan Callerit ka konfirmuar se sulmuesi i Boca Juniors do të nënshkruajë për Interin dhe menjëherë do të huazohet për gjashtë muaj.

Nerazzurrët kanë qenë të lidhur me 22-vjeçarin qe një kohë, edhe pse zëvendëspresidenti Javier Zanetti i kishte mohuar spekulimet.

“Interi dhe babai i djaloshit kanë vendosur që t’i japin pesë muaj kohë që të përshtatet në ligën italiane”.

“Është shumë ndryshe nga liga argjentinase. Prandaj, ai do të shkojë në Serie A dhe jo në Spanjë siç është thënë”.

“Huazimi? Janë Chievo dhe Bologna që kanë raporte të shkëlqyera me Interin dhe kanë vend për lojtarë jashtë BE-së”, ka deklaruar agjenti Fabio Amicucci për Tuttomercatoweb. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...