Vazhdon “lufta virtuale” mes Encës dhe Beatrixit (Foto)

PUBLIKUAR

Duket se zënka në rrjetet sociale ndërmjet Enca Haxhisë dhe Beatrix Ramosajt do të vazhdojë.

Dy këngëtaret dikur ishin shoqe dhe rrinin shumë bashkë, madje shkonin në të njëjtin universitet. Porse në vitin e kaluar, ato i shkëputën marrëdhëniet.

beatrixenca1

Asokohe media raportuan për zënkën mes këngëtareve, por asnjëra prej tyre nuk tregoi arsyet. Dhe, zënka u rishfaq, kur Beatrix publikoi një fotografi të shtrembëruar me ‘photoshop’ duke ironizuar ish-shoqen e saj.

beatrixenca-mrenda

Reagimi i Encës ishte i menjëhershëm. Ajo shkroi se ishin shoqe deri kur Beatrix filloi ta xhelozonte dhe se sot Enca është shumë e suksesshme, derisa, sipas saj, Beatrix “nuk ka karrierë, as koncerte, porse rri në shtëpi dhe flet për të”.

Ironizomi i radhës vjen nga Enca. Ajo ka publikuar një fotografi të sajën nga fëmijëria për t’i treguar rivales së saj se ka kënduar që si e vogël.

encaevogel

“Vetëm tetë vjeçe”, ka shkruar këngëtarja nga Shqipëria. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...