Iturbe drejt Anglisë

PUBLIKUAR

Mediat në Itali raportojnë se Roma është në bisedime të avancuara për transferimin e Juan Manuel Iturbes te Watfordi në janar.

Qe disa javë është duke u spekuluar për largimin e 22-vjeçarit nga Olimpico dhe tash Sky Sport Italia njofton se marrëveshja është shumë pranë.

Kanë mbetur të sqarohen vetëm detajet, ndërsa klubi anglez do ta ketë edhe opsionin e blerjes.

Iturbe kaloi te Giallorossët në verën e vitit 2014 nga Hellas Verona për 22.5 milionë euro, por nuk plotësoi pritshmëritë.

Gjatë verës së sivjetme ishte arritur marrëveshja që të shkonte te Genoa, mirëpo në momentet e fundit, drejtori Walter Sabatini u tërhoq nga marrëveshja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...