U akuzua për photoshop, Khloe Kardashian iu përgjigjet ndjekësve

PUBLIKUAR

Khloe Kardashian dukej shumë e hollë në reklamat e reja për koleksionin e saj të këpucëve “Good American”.

 

36-vjeçarja e yllit të realitetit përmes një statusi në “Twitter” shpjegoi se përse i dukeshin këmbët e saj aq të holla, transmeton lajmi.net.

“Sa më afër objektit të jetë kamera, ata do të zgjaten. Kështu që në disa nga fotot e mia këmbët / gishtat e mi duken tepër të gjatë’, ka thënë ajo teksa iu shton ndjekësve të saj të qetësoheshin.

“Për të mos u shqetësuar! Unë ende kam duar / gishta me madhësi normale”, ka thënë me ironi Khloe.

Ndryshe, së fundi Khloe mori spekulime se ajo është fejuar me të dashurin Tristan Thompson kur postoi një unazë gjigante në një fotografi në Instagram që publikoi të dielën.

36 vjeçarja doli në mediat sociale për të promovuar linjën e saj të re të këpucëve “Good American” por ishte guri masiv në gishtin e saj ai që bëri njerëzit të flisnin dhe mori më shumë vëmendje.

Këtyre spekulimeve, Khloe Kardashian nuk iu është përgjigjur dhe nuk dihet nëse veç se është fejuar me basketbollistin./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...