Për dhjetë ditë mund të sigurohet pajisja që detekton gazin lotsjellës

PUBLIKUAR

Milazim Gashi, kryetar i Bordit të Asociacionit të Kriminalistëve të Kosovës, në emisionin ‘Ora e fundit’ në Klan Kosova, ka folur për mundësinë e sjelljes së disa skanerë në Kosovë, të cilët do të mund të detektonin gazin lotsjellës.

Gashi ka thënë se edhe pozita e hapësirës së Kuvendit të Kosovës nuk është e përshtatshme, pasi sipas tij ka shumë hyrje që rrjedhimisht edhe mundësia e futjes së gazit brenda ambienteve të kuvendit është shumë më e lehtë.

“Kuvendi i Kosovës ka një pozitë jo të mirë. Aty duhet të merren dy masa, fillimisht ku presidenca i ushtron detyrat të saj, ndërsa kuvendi duhet të ketë hapësirën administrative. Ne kemi një pajisje që vëren çdo detaj, pra edhe këtë element të vogël që po shkakton telashe”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se kjo pajisje paraqet në mënyrë skenike trupin e personit. Serveri i kësaj pajisjeve vendoset në një pozitë ku mund të detektoj çdo gjë.

Çmimi i një kësi lloj pajisje sillet rreth 200,000 euro, ndërsa gjendet në vendet evropiane, si në Gjermani.

Gashi ka thënë se duhet që Kuvendi të marrë vendim që të mbyll disa porta,ai ka thënë se elementi kryesor është që presidentja duhet me shkëput hapësirën e saj.

Ai ka thënë se këto pajisje mund të vijnë në Kosovë brenda 10 ditëve

“Nëse sillet kjo pajisje atëherë do të jetë e pamundur që të hyhet brenda”, ka thënë Gashi, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...