AAK: Do t’i kundërshtojmë marrëveshjet me çdo çmim!

PUBLIKUAR

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, vlerëson se është momenti i fundit që qeveritarët në Kosovë të veprojnë në tërheqjen e dy marrëveshjeve, atë të demarkacionit me Malin e Zi dhe atë të “Zajednicës”.

“Loja e Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, me seancat e pafund të Kuvendit të Kosovës, në kohën e një krize të thellë politike, po kalon çdo masë dhe po bëhet e rrezikshme për vendin. Gjithë populli i Kosovës është kundër dy marrëveshjeve të tyre, prandaj është momenti i fundit që ata të veprojnë në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve, ose do të mbetët e pashmangshme dorëheqja e tyre. Kërkojmë ndërhyrjen urgjente të Presidentes së vendit, si faktor i Unitetit, për zhbllokimin e kësaj situate. Ne jemi të vendosur që të mos lejojmë jetësimin e këtyre marrëveshjeve, pa marrë parasysh se cili do të jetë çmimi”, thuhet në reagimin e AAK-së.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...