Allegri: Juve po e shijon këtë periudhë suksesi

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij e neutralizoi Fiorentinan, ndërsa thekson se Bianconerët do t’i marrin ndeshjet një nga një në rrugën për Scudetto.

Të dielën, Juentusi regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në Serie A duke e mposhtur Violan me rezultat 3-1.

Ky triumf e ka pozicionuar Zonja e Vjetër në vend të katërt në tabelë, ndërsa vendi i parë është gjashtë pikë larg.

“Mund të them se Juventusi po kalon një periudhë të mirë, na kanë mbetur edhe dy ndeshje para festave të fundvitit, në Kupën e Italisë dhe në Serie A”.

“Meqenëse jemi kaq shumë prapa, do të ishte e rëndësishme që ta ngushtonim akoma më shumë diferencën para pushimit”, ka thënë trajneri për Sky Sport Italia.

Kujtojmë që Juventusi ishte 11 pikë prapa Romës në javën e 10-të, kurse kur është zhvilluar java e 16-të, Bianconerët ndodhen një pikë para Giallorossëve. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...