Garcia: Goli na u anulua pa të drejtë

PUBLIKUAR

Rudi Garcia ka hedhur poshtë kritikat kundrejt Romës dhe ka thënë se skuadra e tij ka mundur të fitojë ndaj Napolit.

Në përballjen në San Paolo, Giallorossët nuk e dërguan asnjë goditje drejt portës dhe kjo ndodhi për herë të parë në një ndeshje të Serie A që nga viti 2008.

“Nuk mund të thuhet se nuk patëm asnjë rast. Luajtëm mirë, sidomos në pjesën e dytë dhe kemi mundur të fitojmë”.

“Në gjysmën e parë, nuk më kujtohet ndonjë situatë e rrezikshme e krijuar nga kundërshtarët tanë, në një stadium, ku Juventusi, Fiorentina dhe Interi, kanë humbur”.

“Bëmë sa duhej të shënonim gol, por gjyqtari tha se nuk ishte valid (goli i Daniele De Rossit që u anulua, pasi topi kishte dalë jashtë). Nuk jam qind për qind i sigurt rreth asaj situate, sipas meje një pjesë e topit ishte në lojë”, është shprehur trajneri për Mediaset Premium. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...