jolla Morina erdhi joshëse në fotografitë e reja.
Fjolla Morina muajt e fundit ka qenë emër shumë i komentuar në shtypin rozë, shkruan lajmi.net.
Madje, para pak kohe ajo u bë kryetemë në mediet rozë për arratisjen nga Kukësi, duke u larguar në drejtim të Kosovës, derisa po qëndronte në arrest shtëpiak.
Por, Fjolla nuk është ndalur dhe së fundi ka ndarë me ndjekësit fotografitë nga fotosesioni i ri, ku vjen shumë joshëse.

Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të kuq elegant, në të cilin i theksonte tiparet trupore.

Me flokë të lidhura e me grim të errët, Fjolla dukej në formë shumë të mirë, ndërsa pranoi komente të shumta nga ndjekësit.
Fjolla kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por po e shijon lidhjen me Fisnik Sylën. /Lajmi.net/



