Ja ku qëndron Kosova, në hartën “pastërtisë” në Evropë: A i lani duart kur dilni nga tualeti? (Foto)

PUBLIKUAR

Janë shpallur vendet më të pastra në Evropë, duke u bazuar në shprehinë e të larit të duarve.

Gallup Internacional e ka bërë një hulumtim, për të parë se a i lajnë njerëzit duart me ujë dhe sapun, pasi të kenë vizituar tualetin.

Në këtë hulumtim, ka dalë se 85 për qind e qytetarëve në Kosovë i pastrojnë duart rregullisht, që është një numër i kënaqshëm, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjysma e të anketuarve në Holandë kanë thënë se i lajnë duart pasi të kenë vizituar tualetin, në krahasim më 96 për qind të qytetarëve në Bosnje dhe Hercegovinë që i pastrojnë duart rregullisht.

Italianët nuk del të jenë të pastër, meqë vetëm 57 për qind e të anketuarve kanë thënë se i lajnë duart.

As Spanja e Franca nuk del të ketë qytetarë të pastër, sepse kanë kaluar vetëm pak mbi 60 për qind në këtë hulumtim.

Kujtojnë se pastrimi i duarve, është një parandalues i madh i shumë sëmundjeve. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....