Interi i Mancinit thyen rekordin e Mourinhos

PUBLIKUAR

Interi ka arritur fitore si mysafirë i Udineses me rezultat 0-4.
Nerazzurrët janë surpriza në e bukur e kampionatit italian, pasi askush nuk besonte se Roberto Mancini do të arrinte të kompononte një grup të tillë, që shumica janë lojtarë që kanë ardhur gjatë verës.

Me fitoren në Udine, tekniku italian ka arritur të grumbullojë 17 pikë si mysafirë, duke thyer rekordin e Jose Mourinhos, i cili kishte mbledhur 16 pikë në këtë periudhë të kampionatit.

Me këtë fitore Interi vazhdon të prijë në Serie A me 36 pikë, katër më shumë se Fiorentina.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është kundër Lazios në Giuseppe Meazza. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...