Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar qytetarët me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Të dashur qytetarë, ne duhet të punojmë që vendi ynë të gëzoj vërtetë atë që e meriton, që, pavarësia të jetësohet në kuptim të plotë të fjalës. Andaj në këtë festë le të ndjehet krenar çdo qytetarë i Komunës së Lipjanit, për të arriturat e përbashkëta”, thuhet në urim.


