Enver Hoxhaj: Thaçi president, ose zgjedhje të reja

PUBLIKUAR

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë për RTV “Besa” se koalicioni PDK-LDK ka marrëveshje që kryetari aktual i PDK-së, Hashim Thaçi, të bëhet president i vendit.

“Nëse deklarata e Arben Gashit apo dikujt tjetër nga LDK bëhet realitet, ne atëherë, edhe sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë ai. “Prandaj, Thaçi më 2016 do të bëhet president. Jemi të vetëdijshëm që kjo për PDK-së është një humbje si parti, por jemi të vetëdijshëm për angazhimin dhe kontributin që do të jep ai edhe si president i Kosovës. Ne si PDK nuk jemi aspak për zgjedhje të parakohshme, e besoj se këtë gjë nuk e duan as vetë qytetarët”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....