Ahmeti i LDK-së uron Vetëvendosjen: Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim

PUBLIKUAR

Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherit kryetar i Lipjanit, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e korrur mbrëmë.

Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar për qytetarët dhe Lipjanin.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Vendi ynë dje ka dëshmuar pjekurinë e një procesi zgjedhor të rregullt e demokratik.

Duke njohur rezultatin dhe procesin demokratik gjejmë rastin për ta uruar edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve Lëvizjen Vetevendosje!

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për organizim të zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u angazhuan në procesin zgjedhor për punën dhe angazhimin.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi  para qytetarëve duke respektuar vendimin e sovranit.

Unë do mbetem i përkushtuar në Lipjan- Me punë për Lipjanin!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...