Dhurata Dora nis punën për këngën e re, ka një pyetje për fansat

PUBLIKUAR

Dhurata është kthyer në studio për projektet e reja.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka nisur përgatitjet për projektet e reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Artistja ka postuar një fotografi, ku shihet në ambientet e studios muzikore duke incizuar projektin e parë muzikor.

Por, ajo ka një dilemë rreth asaj se çfarë kënge ta realizojë këtë herë, teksa shkruan “Në vendim tim të preferuar. Çfarë kënge duhet ta bëj të radhës?”.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Dhurata Dora është “Harrom”, këngë kjo që u publikua në dhjetor të vitit që e lamë pas.

“Harrom” ka arritur të marrë mbi 15 milionë klikime në kanalin YouTube. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...