Tayna drejt finalizimit të duetit me Flori Mumajesin

PUBLIKUAR

Tayna së shpejti lanson projektin e ri muzikor.

Rep-artistja Tayna është një prej emrave më aktiv me këngë të reja, e cila këto ditë po punon për disa të tjera, shkruan lajmi.net.

Me anë të disa postimeve në Instagram, artistja ka bërë të ditur se po finalizon duetin e shumëpritur me Flori Mumajesi.

Por, derisa po punon për këtë projekt, ajo tha se nesër (e premte) do të xhirojë klipin e këngës së re dhe se është shumë e motivuar.

“Duke edituar një video, një tjetër xhirohet nesër. Nuk ndalem, nuk do të ndalem. Këtë vit ndjehem më e motivuar se kurrë”, ka shkruar Tayna.

Po ashtu, ajo ka publikuar edhe disa imazhe me të cilat tregoi pak nga dukja në klipin e ri, ku do të shfaqet shumë joshëse.

Për videoklipin me Flori Mumajesin, Tayna po punon me Imagine Films, ndërsa fansave u mbetet të presin e të shohin se çfarë po sjell ajo. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...