Bebe thotë se pavarësisht se dëshiron bashkëpunim me artistet e njohura shqiptare, mesa duket nuk do të ndodhë.
Këngëtaret shqiptare me famë botërore, po vazhdojnë çdo ditë të bëjnë krenarë kudo në botë, shkruan lajmi.net.
Bebe Rexha është një prej tyre që punon me përkushtim rreth projekteve të reja muzikore, të cilat priten mirë në pub
Derisa pritet që shumë shpejt të lansohet albumi i ri muzikor i saj, fansat kishin shpresën të shohin një bashkëpunim të saj me Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max.

Në rrjetin social Twitter, Bebe u pyet nga ndjekësit se a po vjen bashkëpunimi i saj me Duan, Ritën dhe Ava Max.
“Sinqerisht jo. Do të doja por jo”, ishte përgjigja e këngëtares, e cila mesa duket nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me artistet e tjera për një këngë. /Lajmi.net/


