Ardian Bujupi publikon foto me modelen 25-vjeçaren e cila kreu vetëvrasje

PUBLIKUAR

Modelja Kasia Lenhardt është ndarë nga jeta ditën e martë në moshën 25 vjeçare dhe ka lënë pas një djalë.

E lindur në Poloni, ajo u bë e njohur më 2012 për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen e modeleve të Heidi Klum, “Germany’s Next Top Model”

Këngëtari, Ardian Bujupi, ka postuar një fotografi me modelen në të cilën ka kujtuar fjalët me të që kanë qenë duke biseduar për të xhiruar projektin e ri.

“Nuk mund ta besoj dhe ende duhet të merrem me të! Kasia ka vdekur dhe ka bërë vetëvrasje. Ditët e fundit kemi folur çdo ditë për projektin e ri që kemi dashur të xhirojmë së bashku. Ajo ishte plot energji dhe besim. Përveç asaj që ndodhi, ata kanë shqetësuar njerëzit që i gjykojnë në këtë shoqëri ngacmuese. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si me Princeshën Diana !!! Pusho në paqe o engjëll”, ka shkruar Ardiana në mbishkrimin e fotos.

Kasia arriti të renditet e katërta në sezonin e shtatë. Modelja ishte së fundmi e komentuar në publik për lidhjen e së saj me yllin e futbollit Jérôme Boateng.

Ndarja e të dyve u njoftua më 2 shkurt./Express/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...