Ish-futbollisti i Interit, Diego Milito ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli.
Ai ka thënë ndër të tjerash se do t’i jep fund karrierës prej futbollisti pas përfundimit të Copa Libertadores së vitit 2016.
”Unë jam i lumtur të them se unë do të luaj edhe gjashtë muaj në klub. Unë do të qëndrojë për të luajtur edhe në Libertadores”, tha Milito.
”Nuk është e lehtë të ndalojë së luajturi, diçka që unë kam qenë duke bërë tërë jetën time”, vazhdoi Milito.
Ish-reprezentuesi argjentinas ka fituar shumë tituj mes tyre edhe Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupës së Italisë me skuadrën e Interit. /Telegrafi/


