Një aksident ndërmjet dy automjeteve ka ndodhur pak më parë në Qylagë të Lipjanit, raporton një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit është shkaktuar edhe kolonë, ndërsa policia ka arritur në vendin e ngjarjes.
Nga ky aksident ka edhe të lënduar.


Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion, gjithashtu kërkohet vëmendje e shtuar për shkak të kushteve atmosferike. /Gazeta Express/


