Si provë e mëtejshme e ndarjes së tyre të pretenduar, Page Six ka raportuar se Kanye, 43 vjeç, ka hequr 500 palë atlete të tij nga shtëpia e tyre në Calabasas.
“Kim dhe Kanye vazhdojnë të jetojnë jetë të ndara”, tha një burim për People. “Ata nuk kanë asnjë kontakt”.
Thashethemet e ndarjes u shtuan më shumë nga një raport i Page Six që pretendon se Kanye ka lëvizur qindra atlete nga shtëpia e tyre, përveç artikujve të ndryshëm.
Jo të gjitha gjërat e tij janë hequr, por heqja e pretenduar e koleksionit të tij të këpucëve është domethënëse.

Thashethemet kanë qarkulluar për javë të tëra se dyshja ishin në prag të një divorci.
‘Ajo ka një plan divorci dhe do të paraqesë kur të jetë gati,’ tha burimi i People për Kim.
Kim u martua me Kanye në Itali më 2014 dhe çifti kanë vajzat North dhe Chicago si dhe djemtë Saint dhe Psalm. /Lajmi.net/
