Berisha: Denoncova korrupsionin, u shpërbleva me rrogë – 11 muaj pa punu

PUBLIKUAR

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ish-menaxheri i pezulluar i prodhimit të dokumenteve në Ministrinë për Punë të Brendshme, Besnik Berisha, përmes një mesazhi dërguar në media, ka thënë se gjatë 11 muajve sa ka qenë i pezulluar, ai ka marrë pagë, pa punuar fare. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e tij.

“Siç jeni në dijeni, në fillim të këtij viti publikisht pata denoncuar rastet korruptive në MPB:

– Ndërrimin dhe përshtatjen e specifikave teknike për prodhimin e pasaportave biometrike

– Ndërrimin e pajisjeve për personalizimin e pasaportave

– Ndërrimin e aparaturave nëpër të gjitha komunat për marrjen e të dhënave biometrike

– Shkatërrimin e mijëra pasaportave dhe letërnjoftimeve biometrike

– Furnizimin e panevojshëm me pasaporta e letërnjoftime ‘blanko’

– Vendosjen e mbiemrit Hoxha në letërnjoftimet specien, etj”, shkruan Berisha.

Berisha ka thënë se si pasojë e këtyre keqpërdorimeve buxheti i Kosovës është dëmtuar me miliona euro, derisa për denoncimet që ai i ka bërë thotë se është shpërblyer nga ministri i MPB-së, Skënder Hyseni me pezullim nga puna

Ky është sinjal negativ për të gjithë ata që i denoncojnë keqpërdorimet.

“Qe 11 muaj po marr pagë pa punuar fare. Tre muajt e parë 100 për qind të pagës, dhe tetë muajt e fundit 50 për qind të pagës. Më duket se nuk mbeti askush imun ndaj korrupsionit, qe 11 muaj jam i “korruptuar”, marr para nga shteti pa punuar!”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.

Berisha ishte pezulluar nga më 9 shkurt, 2015, menjëherë pasi kishte denoncuar keqpërdorimet në ministrinë ku ai punonte” (sic.), thuhet në shkresë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....