Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
“Përmes kësaj marrëveshjeje, Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin e disa projekteve infrastrukturore në Lipjan, për të cilat ministri Abrashi theksoi se janë tejet të rëndësishme për mirëqenien e banorëve”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.
“Me këtë dokument të nënshkruar, i hapet rrugë rikonstuimit të rrugëve fshatin Llugaxhi dhe asfaltimit të rrugëve në fshatrat Torinë, Banullë, Topliqan, Kraishtë dhe Shalë”.


