Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ndau mirënjohje për Drejtoreshen Makfirete Shamolli.
Drejtoresha e Qendrës për punë sociale znj. Makfirete Shamolli me bashkëpunëtorë vizitoi Këshillin e Bashkësisë islame në Lipjan, ku u prit nga Kryetari Zaim Baftiu dhe Administrata e KBI Lipjan.
Me këtë rast, në shenjë respekti për bashkëpunimin ndërinstitucional në fushën e humanizmit dhe kujdesit ndaj Familjeve në asistencë sociale në Komunën e Lipjanit , KBI Lipjan ndan Mirënjohje për QPS-në.
Gjatë takimit u shkëmbyen falënderime dhe respekte për punën dhe bashkëpunimin gjatë viteve.




