Mourinho falënderon Fergusonin

PUBLIKUAR

Sir Alex Ferguson i kishte sugjeruar skuadrës londineze të Chelseat që mos ta shkarkojë trajnerin e saj, Jose Mourinho.

Strategu skocez ka pohuar gjatë një interviste për mediat britanike se portugezi është trajner i duhur për Chelsea, megjithëse këtë sezon The Blues pothuajse kanë humbur gjasat për titull të kampionit.

“Fergusonin e kam mik im. Gjithmonë është i sinqertë me analizat e tij dhe e falënderoj”, tha Mourinho, transmeton Telegrafi.

Mediat britanike kanë raportuar se në fund të sezonit, portugezi do të shkarkohet nga detyra e kryetrajnerit të ekipit.

Si pasues i Mous në krye të shtabit teknik të Chelseat pritet të vijë Carlo Ancelotti apo Antronio Conte. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...