Këngëtarja e njohur poston një foto të vjetër me Albert Krasniqin: Pusho i qetë

PUBLIKUAR

Vrasja e ish-anëtarit të Babastars, Albert Krasniqit, që ndodhi javën e kaluar ka tronditur vendin e më së shumti personat që e njohën nga afër.

Albertin e kanë kujtuar përmes rrjeteve sociale shumë nga figurat e njohura të estradës kosovare ndërsa një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Teuta Selimi.

Kjo e fundit, e cila duket se kishte raporte të mira me të ndjerin, ka shprehur ngushëllimet ditën e sotme (e martë) përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Pusho i qetë Albert shoku im”, ka shkruar ajo.

Alberti u vra të mërkurën në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, kurse i dyshuari lidhur me rastin është babai i tij, Skender Krasniqi.

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...