Grabovci: Jam i bindur se opozita nuk dëshiron zgjedhje

PUBLIKUAR

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se për të dalë nga situata aktuale duhet vullnet i dyanshëm politik.

Ai e ka fajësuar opozitën se nuk po lëviz nga qëndrimet e saj, pasi, sipas tij, pozita e ka bërë hapin që e ka takuar.

Grabovci ka vlerësuar për ‘Epokën e re’, se roli presidentes është shumë i rëndësishëm në këto zhvillime.

Sipas tij, gjasat për zgjidhje brenda institucioneve të Kosovës ekzistojnë.

Duke e komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, Grabovci ka thënë se ka bindje se opozita nuk dëshiron zgjedhje, por edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja, ai thotë se PDK-ja do të dalë partia e parë politike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...