Tashmë kur po afron edhe fundi i sezonit në futbollin Lipjanas po bëhet një garë shumë e fortë ndërmjet klubeve, transferet e fundit, lojtarët më të mirë, golashënuesit, lojtari Fer Play e shumë çka tjetër.
Se në cilat skuadra do përfundojnë këta lojtare mbetet për tu parë. Behet fjalë për mëkaton më të nxehtë të kohëve të fundit.
Ramadan Alaj,Agon Ramadani,Durim Qorri,Arton Gashi ,Mentor Syla ,Besnik Ukzmajli ,Azem Ibrahimi,Blendim Gashim,Ylber Ramadani , Shqiprim Kelmendi,Xhafer Kaleshi ,Arlind Hasani,Fidan Gerbeshi
Mentor Mejzini, keto emra po permenden se fundmi per levizje te mundeshme.Suprizat zbulohen më kohë.
Po jo vetëm kjo, Avni Ita vazhdon me fitore,tashmë afër play of, Kema me shokë nuk befasoi në ndeshjen ndaj Xhamisë së Magures duke fituar 4-2 dhe me ketë triumf ata kanë kapur vendin e 6-të që dërgon në play of. Tashmë Avni Ita do kërkojë te mos gabojë dhe të vazhdoje tutje ndërsa Magurja ka nevoje për pike që të mbijetoje edhe një sezon në Super Ligë.
Diçka më shumë, Vazhdon lufta për titull ne ligen e dytë, katër skuadra ende në ethe.
Dreni kryeson por Banulla i rri në prag të derës ekipit nga Llugaxhia. Nga pas diçka më larg gjinden Nipat e Dajës dhe Xhavit Kozhani që vështrojnë për ndonjë gabim të mundëshem.
Vetëm tre pikë i ndan këto katër skuadra kur kanë ngelur edhe vetëm 15 pikë në lojë. Dreni mundi Goni Hallaq dje mbrëma 4-2 ndërsa u kundërpërgjigj dhe Banulla me fitoren tenisitike ndaj Konjuhit 10-2. Teren nuk lëshuan as Nipat e Dajës që fituan lehtë 7-1 ndaj Gllavices. Ndërsa vështire por ja doli dhe Xhavit Kozhani që mposhti 4-2 7 Vllezerit në takimin derbi të javës së 12-të të ligës së dytë.
Mahniste, Mbretërit në qiellin e shtatë,mundin 3-1 Bajramin & Vllezerit Hyseni
Mbretërit treguan formë të lartë duke mundur skuadrën e Bajramit nga disavantazhi prej një goli në pjesën e parë. Ekipi i Rexhep Podvorices tregoi se është një skuadër që mund ti shkaktojë probleme të gjitha skuadrave. Mbretërit janë të qetë në tabele ndërsa Bajrami do e ketë shumë,shumë të vështire të kap zonën play of./LipjaniNews/