Burime të Telegrafi mësojnë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Faton Topalli, është brenda Kuvendit të Kosovës, ku sigurimi i Kuvendit nuk po e lejon të dalë jashtë objektit të Kuvendit.
Sipas këtyre burimeve, pritet arrestimi i deputetit Faton Topalli.
Ndryshe, në orët e paradites është arrestuar deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu derisa shkonte në një tubim në Gjilan. /Telegrafi/


