Policia e Kosovës konfirmoi për Telegrafin se ka arrestuar deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës konfirmoi për Telegrafin se arrestimi i deputetes Haxhiu është bërë bazuar në urdhërarrestin që është lëshuar javë më parë.
Deputetja Haxhiu është arrestuar në Prishtinë, derisa po shkonte në një tubim në Gjilan. /Telegrafi/


