Sipas raportit nga Policia bëhet e ditur se një punonjës banke ka raportuar se një katëmonedh 100 euro dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 26.01.2021 – 11:25. Ankuesi mashkull kosovar punonjës i një filiali të një banke ka raportuar se një kartëmonedhë prej 100 (një qind) € dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raport, transmeton LipjaniNews.
Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë sekuestruar kartëmonedhën.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet tutje.
LipjaniNews/


