Policia Kosovës ka njoftuar se në Janjevë janë arrestuar tre persona pasi që janë kaput duke tentuar të vjedhin disa dele.
Policia këtë rast e ka cilësuar si vjedhje në tentativë, transmeton LipjaniNews.
“Fsh. Janjevë, Lipjan 25.01.2021 – 22:12. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë kapur duke tentuar të vjedhin dele në stallën e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.
”Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” thuhet tutje nga Policia.
LipjaniNews/ Foto: Ilustrim


