Cazorla mund të mungojë deri në katër muaj

PUBLIKUAR

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se Santi Cazorla pritet të mungojë afro katër muaj pas dëmtimit të ligamentit të gjurit.

Strategu francez ka treguar se mesfushori ka zgjedhur të bëjë ndërhyrje kirurgjike, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e 29 nëntorit kundër Norwich Cityt.

“Santi deshi një mundësi për t’u kthyer më shpejt, prandaj nuk dëshironte t’i dëgjojë 25 opinione”.

“Ai vendosi menjëherë. Mjeku tha: ‘Shikoni, është e qartë. Është shqyerje e ligamentit të jashtëm të gjurit’. Ndërsa Santi tha: ‘Në rregull, le ta bëjmë menjëherë’”.

“Nuk do të mungojë gjithë sezonin. Do të mungojë tre muaj, ndoshta katër”, ka deklaruar Wenger. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...