Kourtney Kardashian tregon figurën e përsosur nga pushimet në thashethemet për nisjen e një romancë të re dashurie

PUBLIKUAR

Ajo i la shumë pak vend imagjinatës teksa shfaqi pasuritë e saj të bollshme në bikini.

Të shtunën, 41 vjeçarja publikoi fotografi nga pushimet, transmeton lajmi.net.

E veshur në bikine nga marka e Kim Kardashian “SKIMS”, Kourtney zbuloi linjat e bukura trupore nga poza joshëse që kishte marrë.

Nga pishina, Kourtney u shfaq me flokë të lagur dhe mbante syze në sy derisa kishte vendosur këmbët në ujë.

Ndryshe, ajo ka zgjedhur të kaloi disa ditë pushimi në vilën luksoze të nënës së saj Kris Jenner e cila posedon shtatë dhoma gjumi dhe ka një çmim prej 12 milionë dollarësh.

Sipas mediave të huaja, ajo ka nisur një romancë me Travis Barker të cilët po shkëmbejnë komente me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe në këto pushime dyshja janë bashkë, megjithatë ende nuk ka ndonjë konfirmim nga dyshja.

“Kourtney dhe Travis janë shumë të afërt dhe ata kanë kimi joreale,’ tha një burim, shkruan Dailymail.

“Ata flasin pothuajse çdo ditë dhe të gjithë rreth tyre janë të dëshpëruar se pse ata nuk bëhen bashkë”.

Për më tepër, ai e quajti atë ‘cool’ në Instagram pasi ajo postoi në lidhje me filmin e tij të preferuar./Lajmi.net/

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...