Mancini: Jam trajner i Interit, jo vetëm i Icardit

PUBLIKUAR

Roberto Mancini i ka mbrojtur vendimet taktike për ndeshjen kundër Genoas, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 1-0.

Ndeshja u fitua me një gol nga gjuajtja e lirë e Adem Ljajic, ndërsa në fushë mungoi Mauro Icardi.

“Ishte e rëndësishme për ne të fitonim pas ndeshjes ndaj Napolit dhe nuk ishte lehtë këtë mbrëmje”.

“Unë jam trajner i Interit, jo i Icardit dhe Ljajicit. Kemi shumë sulmues të shkëlqyer dhe të gjithë meritojnë të luajnë”.

“Unë besoj se Icardi dhe Ljajic mund të luajnë bashkë, por duhet të merret parasysh skuadra dhe të tjerët që meritojnë të luajnë”.

“Icardi e di se çfarë duhet të bëjmë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, prandaj golat e tij do të jenë vendimtarë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk mund të qëndrojë në bankën rezervë me raste”, ka thënë Mancini për Mediaset Premium and Sky Sport Italia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...